27/12 21:44
Me fitoren e Anglisë dhe atë të Spanjës janë mësuar kështu dhe dy çiftet e para që do të ndeshen në çerekfinale.
Pas fitores 4-1 të “La Rojas” kundër Gjeorgjisë, skuadra e De La Fuentes do të përballet në Shtutgart me Gjermanisn organizatore, më 5 korrik në orën 18:00. Një finale e parakohshme, pasi për momentin, dy skuadrat që kanë bindur më shumë në këtë kompeticion janë pikërisht Spanja dhe Gjermania.
Nga ana tjetër, “Tre Luanët” që triumfuan me vuajtje përballë Sllovakisë, do të luajnë kundër Zvicrës më 6 korrik, po në orën 18:00, në Dyseldorf.
Top Channel