VIDEO/ Zvicra kalon në çerekfinalet e Europianit, eliminon me lehtësi një Itali të shëmtuar në Berlin

29/06/2024 19:52

Italia i thotë “lamtumirë” Europianit, me kampionët në fuqi që janë eliminuar nga Zvicra në fazën e 1/8-ave me rezultatin 2-0.

Sfida në Berlin nisi më mirë për zviceranët, të cilët dominuan pjesën e parë, teksa goli erdhi nga këmbët e Freuler në minutën e 37’ të takimit.

Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë për të besuarit e Yakin, të cilët gjetën dhe golin e dytë me anë të Vargas në minutën e 46’.

“Azzurrët” provuan disa herë për të rihapur sfidën, por tentativat e tyre ishin të dobëta në portën e Sommer.

Kështu Zvicra avancon në çerekfinale aty ku do të presë fituesin e çiftit Angli-Sllovaki, ndërsa Italia kështu duhet të dorëzojë “kurorën” dhe ta mbyllë këtu rrugëtimin në Europianin “Gjermani 2024”.

REZULTATI:

ZVICËR 2-0 ITALI

Freuler 37′, Vargas 46′

KOMENTI:

90+3′ Mbyllet sfida me fitoren 2-0 të Zvicrës!

90+2′ Zëvendësim te Zvicra. Largohet Aebischer dhe në vendin e tij futet Steffen.

86′ Zëvendësim te Italia. Largohet Fagioli dhe në vendin e tij futet Frattesi.

83′ Xhaka hedh një top në zonë për Zuber, por tentativa e këtij të fundit nuk shkon në portë.

77′ Dy zëvendësime te Zvicra. Largohen Ndoye dhe Embolo, në vendet e tyre futen Sierro dhe Duah.

75′ Dy zëvendësime te Italia. Largohen Darmian dhe Cristante, në vendet e tyre futen Cambiaso dhe Pellegrini.

74′ Scamacca merr një top në zonë, por tentativa e tij përplaset në shtyllë.

73′ Retegui godet me të majtën nga jashtë zone, por Sommer e kontrollon topin pa probleme.

71′ Dy zëvendësime te Zvicra. Largohen Vargas dhe Rieder, në vendet e tyre futen Zuber dhe Stergiou.

64′ Zëvendësim te Italia. Largohet Barella dhe në vendin e tij futet Retegui.

59′ Ndoye provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.

57′ Mancini shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ GOOOL ZVICRA 2-0/ Vargas godet me të djathtën në hyrje të zonës dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

46′ Zëvendësim te Italia. Largohet El Sharawy dhe në vendin e tij futet Zaccagni.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Rieder provon me të majtën nga goditja e dënimit, por Donnarumma dhe më pas shtylla i mohojnë golin e dytë zviceranëve.

45′ El Sharawy shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Schar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

37′ GOOOL ZVICRA 1-0/ Freuler merr një top në zonë dhe me të majtën e çon në rrjetë. (VIDEO)

35′ Barella shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

32′ Rodriguez provon me një gjuajtje nga distanca, e cila përfundon mbi kuadrat.

24′ Embolo del i vetëm përballë Donnarumma dhe portieri italian arrin të ndalë tentativën e sulmuesit. (VIDEO)

12′ Ndoye provon me një gjuajtje fluturimthi, por tentativa e tij është e dobët dhe topi shkon jashtë kuadratit.

1′ Starton dueli në Berlin!

FORMACIONET ZYRTARE:

ZVICRA: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Rieder, Freuler, Xhaka, Aebischer, Vargas, Ndoye, Embolo.

Trajner: Murat Yakin

ITALIA: Donnarumma, Mancini, Bastoni, Darmian, Di Lorenzo, Cristante, Fagioli, Barella, El Sharawy, Chiesa, Scamacca.

Trajner: Luciano Spalletti

Top Channel