Një i dënuar për vrasje fëmijësh u akuzua se kishte copëtuar trupin e një prej viktimave të tij dhe ua kishte shërbyer fqinjëve si ushqim.
Nathaniel Bar-Jonah organizoi gosti të rregullta në shtëpinë e tij në Massachusetts, duke ushqyer të ftuarit e tij me burgera, byrekë me mish dhe tava. Sa herë që dikush pyeste për ‘shijen e veçantë’ të një pjate të caktuar, ai shprehej se merita ishte mishi i drerit. Por ajo që ata nuk dinin ishte se miku i tyre kishte një histori krimesh sadiste dhe një obsesion me shijen e mishit njerëzor. I lindur në vitin 1957 në Ëorcester, Massachusetts, Nathaniel Benjamin Levi Bar-Jonah u përshkrua se kishte shfaqur një ‘oreks të pangopshëm’ ekstrem që në moshë të re.
Në moshën shtatë vjeçare, ai thuhet se ka filluar të hapte plagë në trup derisa të gjakoseshin, më pas thithte gjakun. Pasi kishte kërkuar ndihmë psikiatrike për sjellje shqetësuese në adoleshencë, sjelljet e Bar-Johah morën një kthesë edhe më shqetësuese në vitet 1970, kur ai filloi t’i joshte fëmijët dhe t’i përdhunonte. Dekada më vonë, ndërsa policia po kërkonte dëshpërimisht për nxënësin e zhdukur Zachary Ramsay, i cili ishte zhdukur rrugës për në shkollë, disa fqinjë morën pjesë në një nga darkat ku kishte gatuar Bar-Jonah. Kur një grua tha se mishi kishte shije të çuditshme, ai i tha se e kishte ‘gjuajtur, vrarë, therur dhe gatuar një dre. Më vonë lindën dyshime se ai kishte abuzuar me fëmijën dhe i kishte ngrënë mishin.
Bar-Jonah ishte duke punuar me kohë të pjesshme në një kuzhinë në bazën e Forcave Ajrore Malmstrom në Montana, kur Ramsay u zhduk . Disa spekuluan se ai po gatuante disa nga mbetjet e fëmijës dhe ua ushqente kolegëve të tij për të hequr qafe provat. Një shoku i dhomës tha se Ramsay nuk u gjet sepse ai ishte ‘copëtuar’ dhe i shpërndarë në vende të ndryshme. Agjentët e FBI-së gjetën fletore në të cilat Bar-Jonah përshkruante torturimin e fëmijëve dhe ngrënien e tyre. Bar-Jonah u dënua me 130 vjet pas hekurave pa lirim me kusht për rrëmbim, sulm të rëndë dhe sulm seksual ndaj disa fëmijëve. Ai vdiq në vitin 2008 në burg.
Top Channel