Nick Abbott është emëruar si ambasadori i ri britanik në Tiranë.

“Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024.

Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”-njofton ambasada.

“Jam i kënaqur që jam emëruar Ambasador në Tiranë. Mezi presim të ndërtojmë një partneritet tashmë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku me miqtë dhe aleatët tanë shqiptarë mbi prioritetet që ndajmë”, shkruan ambasadori në profilin e tij zyrtar në Facebook.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA