Moti i keq/ Pema bie mbi trotuar te “Myslym Shyri”, këputen kabujt elektrikë

27/06/2024 11:19

Reshjet e dendura të shiut, shoqëruar me erë gjatë mëngjesit, rrëzuan një pemë në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet.

Pema u këput dhe u rrëzua mbi trotuar, ndërkohë që këputi dhe kabujt elektrik në zonë.

Mëngjesin e sotëm, kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me erë të fortë dhe shkarkime elektrike, duke sjellë përmbytjen e rrugëve kryesore të tij e duke shkaktuar trafik të rënduar.

Top Channel