I akuzuar për shpërdorim detyre/ Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako në Gjykatën e Posaçme, mbahet gjyqi në themel
27/06/2024 14:30
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i akuzuar për shpërdorim detyre u paraqit në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, ku u mbajt gjyqi në themel.
“S’ka më fakte, kështu që kërkojmë gjykim të shkurtuar”, tha Dako pas seancës, për mediat.
Në prill të këtij viti Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit dhe ish-zyrtarëve të tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.
Prej 27 shkurtit Dako ndodhet në arrest shtëpie pasi iu ndryshua masa e sigurisë, për tejkalim të afateve të paraburgimit.
Top Channel