Një 58-vjeçar është vënë në pranga, pasi teksa ishte në arrest shtëpie është marrë me falsifikimin e dokumentave.

Ai ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për po të njëjtën vepër penale, të cilën e vijoi edhe pasi u kap nga policia.

Uniformat blu kanë sekuestruan pasaporta greke, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe falsifikimi, celularë dhe një shumë eurosh.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Korçë, në vijim të operacionit “The Counterfeiters”, të finalizuar në muajin korrik të vitit 2023, si rezultat i të cilit u zbulua një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, ka vijuar në drejtimin e Prokurorisë së rrethit, punën hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë. Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi:

-A. R., 58 vjeç, banues në Korçë, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për rastin e falsifikimit të dokumenteve që u zbulua në korrik të vitit 2023.

Në bazë të dyshimeve se ky shtetas, i cili u arrestua në vitin 2023, bashkë me 2 shtetas të tjerë, gjatë operacionit të koduar “The Counterfeiters” vijonte të ushtronte veprimtarinë e falsifikimit të dokumenteve, u ushtrua kontroll në banesën e tij. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa pasaporta greke, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe falsifikimi, celularë dhe një shumë eurosh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Top Channel