“Onkologjiku ofron paketa turistike”/ Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë pas publikimit të ‘pazareve’ me jetët e njerëzve

26/06/2024 20:00

Pasditen e sotme është zhvilluar një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, pas përgjimeve të publikuara ditën e djeshme.

Pjesëmarrja ishte masive, ku shumë qytetarë iu përgjigjën thirrjeve të aktivistëve.

Qytetarët shprehen të skandalizuar nga bisedat e publikua, ku disa mjekë të Onkologjisë bënin pazare me jetët e njerëzve,

Protestuesit rrethuan ministrinë e Shëndetësisë me pankartën “Ministria e Vdekjes”, teksa kërkuan dorëheqjen e drejtueses së kësaj ministrie si dhe drejtues të qendrës spitalore ‘Nënë Tereza’.

Qytetarët thonë se nuk mund të tolerohet mungesa e medikamenteve, aq më tepër pritja në radhë.

FOTO GALERI
6/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA