“Kemi dy kushte për zgjedhje të lira në 2025”, zbardhet draft rezoluta e PD: Degët të bashkojnë demokratët, lini mënjanë çdo mosdakordësi që keni

25/06/2024 15:25

Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur dje ka vendosur të hartojë një draft rezolutë që do t’ia paraqesë Këshillit Kombëtar për miratim.

Top Channel ka siguruar draftin e plotë, ky dy janë pikat kryesore.

Së pari, u kërkohet degëve që të marrin të gjitha masat për bashkimin e demokratëve, pavarësisht mosdakordësive me anëtarëve.

“Këshilli Kombëtar i PD i bën thirrje strukturave drejtuese të marrin të gjitha masat dhe të përgatisin të gjitha kushtet për bashkimin e demokratëve dhe qytetarëve në një front të vetëm, duke lënë mënjanë çdo dallim apo mosdakordësi, sepse ajo që bashkon të gjithë opozitarët, rezistenca ndaj narkoshtetit dhe fitorja e zgjedhjeve të ardhshme janë prioritare”, thuhet në draftin që do të miratohet të premten në Këshillin Kombëtar.

Pika e dytë e rëndësishme e kësaj rezolute ka të bëjë me kushtet e vendosura nga demokratët për zgjedhje të lira vitin e ardhshëm.

“Qeveria teknike dhe vota e diasporës janë kushtet më themelore për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”.

PROJEKTREZOLUTA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA