Debati në top Arena/ Drejtuesit e FSHF zbriten nga zona VIP, trajneri dhe lojtarët si pasagjerë të thjeshtë

25/06/2024 23:34

Një debat ndodhi në “Top Arena” mes gazetarit Jetmir Halilaj dhe fizioterapistit të Kombëtares, Ilvi Begolli. Ata debatuan për faktin se përse drejtuesit e FSHF-së zbritën nga zona VIP në aeroportin e Tiranës, ndërsa lojtarët dhe Sylvinho me stafin e tij si pasagjerë të thjeshtë.

Halialaj: Një pyetje kam.

Begolli: Dhe unë tre gjëra kam për të thënë.

Halilaj: Më lër të bëj këtë pyetje njëherë.

Begolli: Në rregull, bëje.

Halilaj: FSHF doli nga zona VIP në aeroport, ndërsa futbollistët dhe trajneri nga dalja normale, nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por pse kur ikën i përcollën me ceremoni dhe kur erdhën jo?!

Begolli: Po, është e vërtetë.

Manushi: Nëse kjo është e vërtetë, është shumë e rëndë!

Top Channel