I akuzuar nga Italia për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge/ Kapet në Tiranë 38-vjeçari shqiptar, pjesë e organizatës kriminale

24/06/2024 09:28

Një 38-vjeçar shqiptar i akuzuar nga Italia për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge ka rënë në pranga në Tiranë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Wanted 3”, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në rrugën “Xhorxh Bush”, shtetasin A. F., 38 vjeç, i cili u arrestua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gjenovës në Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Sipas njoftimit të policisë, vijojnë procedurat për ekstradimin e shqiptarit drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA