22/11 23:29
I pyetur për favoritin për ta fituar Europianin, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se nuk kishte asnjë ide. Ai tha se një pjesë të ndeshjeve të tjera nuk i ka parë dhe se fokusi i tij është vetëm te takimi me Spanjën.
“Është e vështirë ta them këtë. Kam pranuar mesazhe të shoh ndeshje por nuk kam arritur. Kam parë atë të Spanjës mes Italinë. Kemi punuar shumë këto ditë. Kemi udhëtuar shumë. Kam parë një pjesë të Spanjës dhe Holandës, por kështu nuk jam në pozitë për të thënë se kush janë favoritët. Spanja është në mes të tyre. Ky është një kampionat i vështirë, ne po kënaqemi. Shpresoj dhe e dimë që do të mësojmë shumë edhe gjatë ndeshjes me Spanjën”.
Top Channel