Tonin Gjuraj u zgjodh ditën e djeshme rektori i Universitetit të Shkodrës. Ai u shpall fitues ndaj dy kandidatëve të tjerë, pas leximit të votave të studentëve.
Ndërkohë që në të gjitha universitetet e tjera kanë përfunduar proces verbalet, në Shkodër nuk mblidhet komisioni për ta zyrtarizuar fituesin.
Komisioni Institucional i Zgjedhjeve i Universitetit “Luigj Gurakuqi” nuk po mblidhet sot, ashtu siç ishte parashikuar, për të shpallur rezultatin e zgjedhjeve për rektor.
Pas zyrtarizimit të rezultateve të votimit në 6 fakultetet, KIZ duhet të bënte vetëm përllogaritjet përfundimtare dhe të shpallte fituesin si rektor Prof. Dr. Tonin Gjuraj, dekanët, Senatin e kështu me radhë.
Sot në godinën e Rektoratit, nuk po arrihet të realizohet kuorumi i nevojshëm për mbledhjen dhe vendimmarrjen e KIZ.
Arsyet nuk duhen ende, ndërsa edhe dje Tonin Gjuraj hodhi akuza për parregullsi të procesit zgjedhor. Sipas tij, në zgjedhjet e djeshme pari njëanshmëri në proces.
Emrat e komisionit zyrtarë që duhet të firmosin:
Fatjon Nurja Kryetar
Gaspër Kokaj Anëtar
Peter Saraçi
Anelmo Spahija
Irini Dibra
Sebastjan Mjekaj
Marjan Curri student
Top Channel