Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Hamallaj në Gjirin e Lalzit.

Sipas burimeve policore, një automjet i drejtuar nga një 25-vjeçar u përplas me një tjetër automjet, ku ndodhej drejtuesi 20-vjeçar Eriseld Kamberi dhe pasagjeri 16-vjeçar Alban Hasrama.

Për fat të keq, Hasrama humbi jetën nga plagët e marra, ndërsa Kamberi mbeti i plagosur dhe u transportua menjëherë në spitalin e traumës në Tiranë.

Nga hetimet e para rezulton se automjeti i 20 vjeccarit ka ndërprerë rrugën kryesore për të kaluar në atë dytësore duke u përplasur me automjetin që vinte nga Gjiri i Lalëzit.

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.“-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA