VIDEO/ Pa gola dhe me polemika, Holanda dhe Franca ndajnë pikët në barazimin e parë me rrjeta të paprekura

21/06/2024 22:55

Nuk ka fitues në takimin Holandë-Francë, me skuadrat që ndanë pikët në Leipzig pas barazimit pa gola.

Sfida nisi me shumë raste nga të dyja skuadrat, të cilat dhanë spektakël në fushë, por pa gjetur golin.

Në minutën e 68’ rrjeta u tund nga Xavi Simons, goli i të cilit u pa katër minuta nga VAR-i dhe në fund u anulua për një pozicion të parregullt nga Dumfries, që i pengonte rrezen Maignan. Kjo gjë solli shumë polemika në stolin holandez, por me vendimin që ishte kundër tyre.

Nga ana tjetër, “Gjelat” u munduan të reagonin, por mungesa e Mbappe në fushë duket se ndikoi.

Kështu Holanda dhe Franca shkojnë në kuotën e katër pikëve, duke iu afruar kështu kualifikimit për në fazën e 1/8-ave.

REZULTATI :

HOLANDË 0-0 FRANCË

KOMENTI:

90+5′ Mbyllet sfida në barazim pa gola!

68′-72′ Depay godet dhe topi ndalet nga Maignan, më pas Simons godet me të djathtën dhe e çon në rrjetë, por gjyqtari e anulon për një pozicion të parregullt të Dumfries që pengon portierin. Pas rishikimit me VAR, konfirmohet vendimi i anësorit. (VIDEO)

68′ Dembele godet me të majtën, me topin që shkon mbi kuadrat.

65′ Griezmann merr një top në zonë nga Kante, por sulmuesi francez nuk godet siç duhet dhe ndalet nga Verbruggen.

63′ Tchouameni godet me kokë, tentativa e të cilit shkon mbi kuadrat.

60′ Thuram godet nga jashtë zone me të djathtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

43′ Griezmann tenton me një gjuajtje me kokë, por Verbruggen e ndal pa probleme.

28′ Thuram merr një top në zonë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

16′ Gakpo lëshon një gjuajtje me të djathtën, e cila pritet në mënyrën e duhur nga Maignan.

14′ Rabiot hedh një top për Griezmann, i cili me portën bosh nuk godet dot, duke shpërdoruar kështu një rast të artë. (VIDEO)

4′ Griezmann lëshon një gjuajtje nga distanca, e cila devijohet nga Verbruggen.

2′ Frimpong hyn në zonë dhe godet, por topi devijohet siç duhet nga Maignan.

1′ Starton sfida në Leipzig!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel