Pse gaboi Shqipëria? Ish-futbollisti i Kombëtares: Disa lojtarë nuk kanë freskinë fizike! Por ishte një ndeshje fantastike

20/06/2024 13:33

Ish-futbollisti i Kombëtares Altin Raklli ishte sot i ftuar përmes Skype në Wake Up, ku sigurisht foli për ndeshjen e Shqipërisë me Kroacinë.

Ai u shpreh se kjo ndeshje ishte ndoshta një nga më të mirat.

“Ishte ndeshje që kisha vite që nuk e shihja, ose për të thënë që nuk e kam parë kurrë. Është hera e dytë që marrim pjesë, ku ndaj një skuadre që para dy vitesh ishte e treta në botë, nuk është e lehtë që të barazosh në fund fare. Ishte një mrekulli vërtetë”, u shpreh ai.

Por Raklli evidentoi edhe disa gabime që mund të ishin evituar.

“Kemi bërë nga ndeshjet më të mira vitet e fundit. Ndeshje më perfekte nuk e kam parë ndonjë herë. Shumë e ngjeshur mbrojtja nuk la asnjë shteg, me gjithë kualitetet që ka dhe kundërsulmonte shojet, frikshëm dhe menjëherë.

Një nga gabimet që bëmë ishte që nuk shfrytëzuam dy raste, Asllanin dhe Manja.  Por nuk është kritikë për futbollistët. Pjesën e dytë një nga gabimet e vetme është ndoshta e filluam shumë pas pjesën e dytë, forca fizike ra.

Ky është problemi që ne kemi, nuk kanë atë freskinë fizike për ta përballuar. Nga minuta e 40 deri 70 ne nuk dilnim dot nga zona. Duhej të ishin bërë ndryshime më shpjet. Por ato 17 minutat e fundit mënyra si reaguam dhe kërkuam golin, është e jashtëzakonshme, dhe mendoj se Shqipëria ka kaluar në një stad tjetër”, tha Raklli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA