Krimet ‘politike’ në Gjermani shënuan rekord në 2023, thotë raporti i inteligjencës (fotot)

19/06/2024 17:42

Gjermania ka dëshmuar një rritje të kërcënimeve të sigurisë nga fuqi të huaja në formën e spiunazhit, sabotazit, sulme kibernetike apo dezinformacionit.

Zyrtarët e inteligjencës thonë se krimet e motivuara politikisht shënuan një rekord vitin që shkoi, të nxitura nga ngjarje e tragjedi globale si konfliktet në Ukrainë e Gaza.

Autoritetet kishin regjistruar 60,028 krime të motivuara politikisht në 2023, në rritje nga 58,916 të një viti më parë, tha inteligjenca e brendshme në raportin e sotëm.

25,660 besohet se janë kryer nga “ekstremistë të djathtë”, në një rritje prej 22.4 përqind nga viti 2022.

“Që prej nisjes së luftës në Ukrainë në 2022, ekstremistët kanë shfrytëzuar situatën ekonomike në fushatat e tyre politike për mobilizim”, thuhet në raport, duke shtuar se krimet e nxitura nga ekstremi majtë ishin në fakt vetëm 10.4 përqind.

Shumica e krimeve në fjalë janë kryer pas nisjes së fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, pas sulmit të paprecedentë të 7 tetorit nga Hamas brenda territorit të Izraelit.

“Përshkallëzimi i tmerrshëm në Lindjen e Mesme për fat të keq kishte pasoja të mëdha”, tha ministrja e brendshme Nancy Faeser gjatë prezantimit.

Ajo shtonte se Gjermania ka parë rritje të kërcënimeve nga spiunazhi huaj, sabotazhi dhe dezinformacioni.

“Rusia, Kina e Irani përdorin shërbimet e inteligjencës për spiunazh kundër Gjermanisë, shtoi ministrja, duke thënë se si social demokratët e Olaf Scholz dhe opozita konservatore janë bërë objekt sulmesh kibernetike.

Ajoi referohej një bisede qeveritare mbi luftën në Ukrainë që u publikua në media një muaj më parë, si dhe arrestimit të dy burrave gjermano-rusë të dyshuar për spiunazh dhe sulme të mundshme në vend, shkruan rrjeti turk TRTworld.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA