Tifozi i Shqipërisë që u fut në fushë dhe “shpërtheu” rrjetin, ekskluzivisht në Top Arena! Rexhepi tregon si i lindi ideja: Do shkoj prapë të mërkurën!

17/06/2024 23:15

Sami Rexhepi ishte tifozi që u fut në fushë teksa kombëtarja luante me Italinë ishte ekskluzivisht këtë mbrëmje në një intervistë përmes Skype në Top Arena.

Ai tregoi se ideja i lindi para se të luhej ndeshja, si një “bast” me të birin. Ai tha se do të shkojë edhe të mërkurën në stadium në Gjermani, por nuk tregoi për ndonjë plan të radhës për t’u futur në fushë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ProcesiSportiv (@procesisportiv.official)

Pjesë nga intervista në Top Arena:

Rexhepi: Tani ndodhem te shtëpia ime… jetoj në Gjermani.

Si të erdhi ideja?

Rexhepi: Isha duke fol me djalin, i thashë më shih në televizor. Prita 80 minuta dhe u futa brenda.

Pse u fute kur Shqipëria po krijonte gjithë ato raste?

Rexhepi: E pashë që loja po mbaronte dhe hyra brenda

Kë kishe lojtar të preferuar?

Rexhepi: Të gjithë janë për mua

Çfarë ndodhi me policinë më pas?

Rexhepi: U gjobita, por do presim çfarë do ndodhë. Por edhe do ketë probleme, por e dija që mund të ketë probleme

Nëse të përjashtojnë nga stadiumet?

Rexhepi: Më kanë ndaluar në Itali të futem në stadiume…

Të mërkurën do të shkosh?

Normale që do të shkoj!

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA