Surpriza e parë e këtij Europiani ka ardhur nga Frankfurti, me Belgjikën që është mposhtur 0-1 nga Sllovakia.

Sfida nisi mjaft mirë për sllovakët, të cilët gjetën avantazhin që në minutën e 7’ me Schranz. “Djajtë e Kuq” të Europës provuan të gjenin rrjetën, gjë që e arritën në pjesën e dytë me Lukakun, por VAR-i i prishi festën pas një pozicioni të parregullt nga ana e sulmuesit.

Në minutën e 87’ ishte sërish Lukaku ai që e dërgoi topin në rrjetë, por ndërhyrja e VAR-it për herë të dytë i anuloi sërish golin belgëve, kësaj radhe për një prekje me dorë nga ana e Opendës në fillimin e aksionit.

Kështu Sllovakia i bashkohet në krye Rumanisë në Grupin E me tre pikë, ndërsa Belgjika dhe Ukraina qëndrojnë të dyja me zero pikë.

REZULTATI:

BELGJIKË 0-1 SLLOVAKI

Schranz 7′

KOMENTI:

90+8′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Sllovakisë!

87′ Openda lëviz shpejtë në krahë dhe hedh një top për Lukakun, me këtë të fundit që godet drejt rrjetës, por VAR-i e anulon sërish, kësaj radhe për një prekje të topit me dorë. (VIDEO)

56′ Lukaku merr një top në zonë dhe me portën e çon në rrjetë, por pas konsultimit me VAR, gjyqtari e anulon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

40′ Haraslin provon me një gjuajtje fluturimthi, por Casteels reagon në mënyrën e duhur për t’i mohuar golin.

7′ GOOOL SLLOVAKIA 0-1/ Schranz gjen veten të lirë në zonë dhe me të djathtën çon topin në rrjetë. (VIDEO)

1′ Starton sfida në Frankfurt!

FORMACIONET ZYRTARE:

Belgjika: Casteels; Castagne, Debast, Faes, Carrasco; Onana, Mangala; De Bruyne, Doku; Lukaku, Trossard.

Sllovakia: Dubravka; Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko; Kucka, Lobotka, Duda; Schranz, Bozenik, Haraslin.

Top Channel