Administrata tatimore do të fusë në lupë të gjitha bizneset që kanë qarkullim të lartë në periudhën e sezonit turistik.
Një njoftim i Tatimeve ka shkuar tek të gjithë bizneset në formën e e-emailit ose në sistemin e-filing, në sektorin e hotelerisë, bar-restoranteve, agroturizmit, shërbimeve të plazhit, transportit qytetas dhe ndërqytetas si dhe të gjithë atyre që japin makina me qira.
Këto kategori biznesesh janë pjesë e projektit të menaxhimit të riskut thonë Tatimet dhe do të duhet të deklarojnë në kohë reale detyrimet tatimore si dhe te jenë përgjegjës për lëshimin e rregulltë të faturave.
Më specifikisht administrata tatimore ndalet tek të ardhurat e strukturave akomoduese, të cilat janë kategoritë më të favorizuara pasi TVSH-në e kanë 6%, ndërsa tatim fitimin 0% për xhirot deri në 14 milion lek. Tatimet kërkojnë deklarim të rregulltë të punonjës, si dhe të kontratave të blerjes së mallrave, ndërsa lupës nuk do t’i shpëtojnë as apartamentet me qira ditore në Booking dhe AirBnb, duke i kujtuar se informacioni për veprimtarinë e tyre i vjen në kohë reale
“Administrata tatimore disponon të dhëna për Ju, të marra nga deklaratat dhe faturat e fiskalizuara të vetëdeklaruara, ajo që furnitorët tuaj deklarojnë furnizime mallrash dhe shërbimesh ndaj jush, të dhëna nga palë të treta si agjenci shtetërore dhe platforma ndërkombëtare ndër to edhe Booking, AirBNB, Google etj.”
Të gjitha subjektet ku do të ketë dyshime për shkelje sipas Tatimeve do të jenë subjekt i verifikimeve dhe inspektimeve në terren nga inspektorët.
Top Channel