Dy fituesit e BBV në një pallat, Egla Ceno: U shkëmbeva me Luizin në ashensor, e pashë me biberon në gojë

17/06/2024 09:31

Egla Ceno e ftuar në “Top Arena”, gjatë një interviste me Erjola Doçin ka treguar se jeton në një pallat me Luiz Ejllin dhe këtë e ka zbuluar vetëm disa ditë më parë, kur u shkëmbyen në ashensor.

Erjola Doçi: Kam dëgjuar që jeton, në një pallat, në një lagje me Luiz Ejllin.

Egla Ceno: E kisha dëgjuar dhe unë. Para dy-tre ditësh u shkëmbeva në ashensor, unë po hipja ai po ngjitej me një biberon në gojë. I thashë po ti këtu? Më tha kam shtëpinë këtu.

Erjola Doçi: Nuk të la biberoni dhe në Big dhe jashtë Bigu-t, të ndjek Egla.

Egla Ceno: Po sepse ai është bërë baba.

Erjola Doçi: E ke vizituar?

Egla Ceno: Jo unë e mora vesh aty, kur u shkëmbyem. Më kishin thënë ata të lagjes që kemi Luizin, por e kam parë vërtet para dy ditësh në ashensor dhe i kam thënë mirëserdhe në lagje. Unë e kam thënë edhe gjatë Big-ut që kem i një lagje të mrekullueshme, një komunitet që bëhemi bashkë, kujdesemi për njëri-tjetrin etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA