‘Dezertorët’ rusë dhe kundërshtarët e ndërgjegjshëm të luftës në Ukrainë (fotot)

17/06/2024 19:28
Bashkëshortja e Alexandre, Daria është me origjinë ukrainase dhe aktiviste e rrjetit francez anti-luftë "Va te faire voir ailleurs".

Ata janë larguar nga Rusia për t’i shpëtuar mobilizimin në front pasi i kanë thënë ‘jo’ luftës në Ukrainë. Disa mundohen të bindin patriotët e tyre të marrin vendimin e duhur duke bërë fushatë nga vendet ku ndodhen, Franca, Kazakistani apo të tjera, shkruan rrjeti AFP.

Ish-inxhinieri i ushtrisë ruse Alexandre (nuk dëshironte të jepte mbiemrin), thotë se u largua prej presionit për të shkuar në front.

“Presioni ishte i madh pasi Putin njoftoi mobilizimin. Kishte bastisje në qytet, dhe policia që hynte në fabrika e zyra, duke kapur çdo burrë që mundte. Kishte bastisje me metro dhe në stacione treni.

“Unë jetoja mirë në Rusi sepse kisha një punë dhe një pozitë shoqërore. Por u detyrova të largohem drejt Francës pasi duhet të zgjidhja ose të shkoja në burg ose në frontin e luftës. Zgjodha të humbas gjithçka por të mbetem i lirë duke vepruar me ndërgjegjen time të plotë.”

Bashkëshortja e Alexandre, Daria është me origjinë ukrainase dhe aktiviste e rrjetit francez anti-luftë “Va te faire voir ailleurs”. Ajo tha për rrjetin AFP:

“Për më tepër ne kemi dy fëmijë dhe jam kundër kësaj jetese të fëmijëve në një ambjent të militarizuar, të ekspozuar ndaj propagandës absurde së luftës, siç po ndodh në Rusi e Ukrainë.”

Olga Prokopieva, drejtuese e shoqatës së grave ruse në Francë, Russie-Libertés, tha per rrjetin AFP:

“Duhet të kuptojmë se ka shumë padituri për të drejtat në Rusi sepse regjimi është siguruar prej vitesh që qytetarët të mos dinë të drejtat e tyre, ose të jenë shumë të butë dhe inaktiv për të drejtat civile”.

Farkhad Ziganchine, ish-oficer i cili dezertoi ushtrinë ruse në shtator 2022 tha:

“Arsyeja kryesore përse e bëra këtë është të bindja kolegët e mi qytetarë, disa prej të cilëve e kanë jetën e tyre të lidhur me ushtrisë, që të marrin vendimin e duhur dhe të refuzojnë pjesëmarrjen në këtë luftë mizore, që po zhvillohet në Ukrainë.”

“Unë vendosa të mos mbështes këtë që po ndodh, është terror, është vrasje e popullatës civile, kjo që po ndodh”./AFP/

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA