Ledion Liço ishte këtë mbrëmje i ftuar në Top Arena, ku si rrallë herë foli për jetën e tij personale, por pa i kursyer batutat.
Ledioni rrëfeu dëshirën e tij për t’u marrë me muzikë, por siç tha “i thërriti mendjes” shpejt dhe iu fut botës së televizionit.
“Në fillim unë kam dashur të merresha me muzikë dhe pasi lajthitja shkoi deri aty sa unë të shkova dhe bëra dhe videoklipe, shyqyr që njerëzit pranë më thanë t’i thërrisja mendjes… 2004 ka qenë viti që fillova të punoja në Top Channel. Ka qenë një periudhë shumë e bukur ajo e fillimit tim në televizion”, tha ai.
Gjatë intervistës Liço foli edhe për familjen.
“Njohja me Sarën ka qenë një nga gjërat më të rëndësishme, jam shumë me fat që kam krijuar jetën me të dhe ndajmë edhe punën, e kam shefe në punë, nuk ta përton fare… Në shtëpi mundohem të jem unë shefi, natyrisht në fundjavë…”, tha ai me humor.
E sa i përket njohurive të tij në futboll… ia ka mësuar i biri, London.
“Çfarë di për futbollin, një pjesë të mirë mi ka mësuar London. Dua shumë që të shkojmë në stadium edhe nëse nuk e kemi qejf, që t’u kultivojmë fëmijëve një dashuri për futbollin”, u shpreh Liço.
Por çfarë mendon ai për Big Brother dhe si ishte eksperienca në prezantim?
“Ishte një punë që të konsumonte kohën, por për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese dhe mezi pres që ta bëj prapë”, tha Ledioni.
Top Channel