I moshuari përplaset për vdekje në Durrës, autori largohet/ Dëshmitarja: Ishte Benz i bardhë, iku me shpejtësi të madhe

15/06/2024 13:13

Një 78-vjeçar është përplasur për vdekje në Durrës këtë të shtunë.

Një qytetare, e cila pa ngjarjen tha se autori u largua me shpejtësi pasi e aksidentoi.

“Ishte Benz i bardhë, nuk e di, iku me shpejtësi të madhe”, tha ajo.

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna  për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel