Kate, Princesha e Uellsit bëri daljen e saj të parë publike të shtunën që kur njoftoi në mars se ishte diagnostikuar me kancer .

Kate iu bashkua bashkëshortit të saj Pricit William, tre fëmijëve të tyre, princave George dhe Louis dhe Princeshës Charlotte , si dhe mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore në Trooping the Color të këtij viti , paradën ushtarake vjetore të mbajtur për të festuar ditëlindjen e Mbretit.

E veshur me një fustan të bardhë me veshje të zezë nga Jenny Packham dhe një kapelë nga Philip Treacy, Kate ishte me George, 10, Charlotte, 9 dhe Louis, 6, në një karrocë mbretërore gjatë paradës, sipas medias së huaj.

Hera e fundit që Kate ishte shfaqur në publik me anëtarët e familjes mbretërore ishte në dhjetor , kur ajo iu bashkua atyre për të marrë pjesë në një shërbim të Krishtlindjes në Sandringham.

Vetëm disa javë pas kësaj paraqitjeje, pallati njoftoi se Kate, 42 vjeç, ishte shtruar në spital më 16 janar, për “operacion të planifikuar abdominal” dhe do të merrte pushim nga detyrat e saj mbretërore për t’u rikuperuar.

Në mars, Kate zbuloi publikisht se ishte diagnostikuar me kancer pas operacionit. Lloji i kancerit nuk është bërë i ditur.

Sipas pallatit, Kate filloi  kimioterapinë në fund të shkurtit.

Në një reagim një ditë më parë, Kate tha se ajo po përmirësohej, ndërsa falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel