Gazetari i njohur, Blendi Salaj, ka treguar mëngjesin e djeshëm dëshirën për të patur një fëmijë të tretë.
Teksa në emisionin “Wake Up” po komentonin lajmin që Olta Gixhari është bërë nënë për herë të dytë, ai zbuloi se së bashku me bashkëshorten po e mendojnë seriozisht që të birësojnë një fëmijë.
“Unë i kam dy kalamaj dhe me thënë të drejtën janë i çik të lodhshëm kalajmjt, po kur i rrit pastaj i vë përpara. Po qejfi, qejfi nëse mund të shprehem kështu na e ka për një të tretë. Po a t’a bëjmë vetë apo t’a birësojmë… Po e mendojmë. Jam duke e manifestuar tani, se nëse e nxjerrim nga shtëpia bëhet më realitet. Mendoj se ka fëmijë që kanë shumë nevojë atje, e pse jo të mos ju bësh një shtëpi, një familje. Pastaj dilema është djalë apo vajzë. Po e mendojmë seriozisht. Mund të bësh mirë ashtu”, u shpreh Salaj.
Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ka qenë para disa ditësh e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm.
Top Channel