Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Shkozet në Durrës.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në rrugën “Martin Camaj”, sipas gazetares së Top Channel, Vali Qyrfyçi.

Sipas policisë, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor dhe si pasojë ai ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel