“Top Arena” nis me të papritura! Juli i dhuron mbathje për mbarësi Manushit, Erjola sjell hallvë për të gjithë

14/06/2024 21:25

“Top Arena” nisi këtë të premte transmetimin maratonë dhe do të na shoqërojë çdo ditë, përgjatë gjithë kampionatit europian të futbollit.

Spektakli nisi plot surpriza dhe të papritura. Në studio u bënë bashkë ish-banorët të “Big Brother VIP”.

Jul Deda u kujdes të vinte me një dhuratë për moderatorin Ed Manushi: një palë mbathje për mbarësi.

“Unë jam në Virgjëreshë detajiste dhe ajo që nuk të shkoi në mend ty, më shkoi në mend mua. Të kam sjellë një dhuratë sot Manush. Që të të shkojë mbarë ky emisioni, duhet ti veshësh që sot”, tha finalisti i “Big Brother VIP 3”.

“Çfarë thua ti mo, po janë të vogla mo”, ia ktheu me humor Manushi.

As Erjola Doçi nuk erdhi duarbosh, pasi ishte kujdesur të sillte hallvë për të gjithë të ftuarit.

“Si mund të vija unë duarbosh. Unë dhe hallva ime. Unë do të ta jap ty Alesia, është për mirë”, u shpreh Erjola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA