Mediat britanike thonin sot se princesha Catherine po bën “progres të mirë” në luftën ndaj kancerit dhe do të bëjë paraqitjen e saj të parë publike në disa muaj, në ditëlindjen e mbretit të shtunën.
Catherine, e cila njoftoi në mars se është me kancer, tha dje në një deklaratë se po kalon “ditë të mira e të këqija” teksa po merr kurat që pritet të vijojnë për disa muaj.
Ajo raportohet se do të shfaqet në pallatin mbretëror Buckingham Palace bashkë me familjen mbretërore për ceremoninë ushtarake të ditëlindjes së mbretit.
“Po bëj progres të mirë, por në ditët e këqija ndjehesh e dobët dhe duhet të çlodhesh, ndërsa në ditët e mira ndjehesh thuajse mirë”, shkruante Kate.
Mediat shkruanin se Kate do të udhëtojë me karrocën mbretërore të shtunën, e shoqëruar nga fëmijët e saj dhe me mbretërorët e tjerë në ballkon.
Kate u tërhoq nga detyrat mbretërore në janar, kur pallati mbretëror njoftoi fillimisht se kishte “kryer një kirurgji në bark”.
Por spekulimet për shendetin e saj bënë që zyrtarët të thonin më vonë se ajo ishte diagnostikuar me kancer, pa specifikuar se çfarë tipi kanceri.
Mbreti Charles tha në mars se ishte “krenar” që “nusja Catherine po tregonte kurajo duke pranuar diagnozën e saj.
Kate nuk ka marrë rolet e saj publike por bashkëshorti William ka bërë paraqitjet publike rutinë. Ai së fundmi udhëtoi drejt Francës për 80 vjetorin e betejës së Luftës II Botërore D-Day, bashkë me babanë mbretin Charles III, shkruan rrjeti CNN
Top Channel