Ruben Saraiva paraqitet në gjykatën e Lezhës me kërkesë të mbrojtjes për ndryshim mase sigurie ose paraqitje e provave nga prokuroria.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani, tha pas përfundimit të seancës se nuk ka asnjë provë ndërsa prokuroria ka kërkuar sende personale nga Maroku, por i kane kërkuar prokurorisë të zgjerojë hetimin referuar edhe operacionit Metamorfoza kanë dalë të tjera fakte në të cilat prokuroria duhet te hetoje pasi portugezi Ruben Saraiva është i pafajshëm në këtë çështje.
Ruben Saraiva me nënshtetësi portugeze dhe rezidencë Angli dyshohet se është ekzekutori Ardian Nikulajat.
Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.
Për këtë vrasje në Angli janë arrestuar dhe ndodhen në proces ekstradimi edhe pjesa tjetër e grupit, një shqiptarë dhe katër anglez, që vëzhgonte viktimën dhe ia kalonte informacionet vrasësit Ruben Ribeiro Saraiva.
Top Channel