Analisti Spartak Ngjela është shprehur se vendimi i gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike ishte një akt pozitiv pasi po shkatërrohej e djathta.

I ftuar në Top Talk, ai tha se ishte vendim pozitiv në interes të kombit, pasi vendi ishte vetëm me parti të majtë. Ai tha se tashmë i ngelet në dorë Partisë Demokratike të bashkohet e fuqishme apo secili të vazhdojë të shohë interesin individual.

“Akt pozitiv është, flas për interesin e kom,bit tim. Po shkatërrohej e djathta, një vend që ka vetëm të majtë, shkon drejt antidemokratikes. Të shohim sa e fortë do jetë PD të rigrupohet, ishte pozitive. Vulë është, por kishte ndarë partinë.

Duhet të presim ecurinë e ngjarjeve, politika nuk është fantazi por fakt. Bashkimi i PD është në favor të Shqipërisë, sesi do eci, do bashkohet apo do çahet më shumë, do duhet ta shikojmë.

Ne dimë vetëm kaq, në momentin e sotshëm ju kanë hequr pengesën për tu bashkuar. Shqipëria kishte vetëm një parti deri tani, këta do e shfrytëzojnë për të mirën e Shqipërisë, apo do shohin interesin individual, këtë do e shohim”-u shpreh Ngjela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA