“Simakun e shkatërroi emigrimi”/ Avokat Spartak Ngjela komenton: Rasti i Parashqevisë, i denjë për filma
25/12 15:33
Regjisori dhe skenaristi Bujar Kapexhiu ka deklaruar se jo çdo kush ka kapacitet për të shkruar humor.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për Top Albania Radio, ai u shpreh se të shkruarit humor do kapacitet dhe ky është privilegj i të mençurve, që sipas tij janë burrat.
“Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve.
(Ooo kjo ishte e rëndë, të qeshura mes moderatorëve).
“A e dini që ka shumë barcaleta për femrat, i sajojnë meshkujt, e dini që ka shumë barcaleta për meshkujt, i sajojnë po meshkuj, se femrat nuk kanë kapacitet për ta bërë këtë”, u shpreh Kapexhiu.
Top Channel