Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është denoncuar të mërkurën për kanosje nga një qytetar në Prishtinë.
Sipas mediave vendase, autoritetet kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Siç raportohet, hetimi për të zbardhur këtë rast ka nisur si rezultat i denoncimit nga ana e një qytetari, i cili ka denoncuar deputetin Muja dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Sipas informacioneve bëhet me dije se denoncuesi pretendon se Armend Muja e ka ndaluar në rrugë të mërkurën pasdite, dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese.
Sipas dëshmisë së tij, të dhënë para hetuesve policorë, Muja i ka thënë viktimës “A je ti… o shikofc i bradashit, do ta shohësh kush jam unë”, raportojnë mediat kosovare.
Ai ka deklaruar se është ndier i kërcënuar nga deputeti Muja, prandaj ka vendosur që ta njoftojë Policinë e Kosovës.
Top Channel