Venezuela ka më shumë naftë se çdo vend tjetër, si e bëri natyra një superfuqi të arit të zi Me telefon nga burgu, Fredi Beleri insistoi përsëri të tregonte në një intervistë për Reuters se të vetmin vendim të drejtë do të konsideronte lirimin e tij, dhe qëndrimin prapa hekurave nën akuzat e blerjes së votës i përshkroi sërish edhe për agjencinë e njohur të lajmeve si të pavërteta e të motivuara politikisht.
Nën euforinë e fitores në votimet që u mbajtën në Greqi për Parlamentin Europian, ku ishte në listën e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë “Demokracia e Re “ të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ai përcolli dhe një mesazh mes rreshtave të të cilit, lexoheshin tone të qarta paralajmëruese për Shqipërinë. “Shqipëria nuk mund të sillet si një shtet jo-europian”, pohon Beleri në intervistë.
“Anëtarësimi i Shqipërisë është në interesin e të dy vendeve. As unë, as qeveria greke nuk duam të cenojmë integritetin e asnjë shteti. Por një Shqipëri si pjesë e BE-së, që nuk respekton sundimin e ligjit dhe vullnetin e popullit, nuk ka vend atje”, shprehet më tej ai.
Ndërkohë, fakti që seancat e fundit gjyqësore dështuan për shkak të mosparaqitjes së avokatëve te tij, po interpretohet si shenjë e faktit se ai mund të tentojë ta kthejë këtë çështje në subjekt debati në Parlamentin e ri Europian. Beleri dallon eurodeputetët e tjerë pasi është zgjedhur në Greqi, një vend i Bashkimit Europian dhe vuan dënimin me burg në Shqipëri, një vend që nuk është anëtar i BE-së.
Komisioni i Çështjeve Ligjore të Parlamentit Europian kontrollon kredencialet e reja të deputetëve të parlamentit duke marrë vendime bazuar në informacionin që ofrojnë shtetet anëtare.
Top Channel