Kuvendi miraton me shumicë votash aktet normative të paketës antidhunë, pavarësisht pezullimit të gjobave nga Kushtetuesja, debate të forta mes PS dhe opozitës
Deputeti demokrat, Luan Baçi është përfshirë në një debat me drejtuesen e seancës, Ermonela Felaj gjatë diskutimit në Kuvend për raportin e Komisionerit të Shërbimit Civil.
Në fjalën e tij Baçi iu rikthye faktit që Kuvendi nuk kishte pranuar kërkesën e një jave më parë për të përfshirë Berishën si anëtar i grupit parlamentar.
DEBATI
Luan Baçi: I kujtoj kryetares së Kuvendit se në seancën e kaluar në mënyrë të padrejtë nuk e pranoi kërkesën e grupit të PD-së për të përfshirë Sali Berishën si anëtar i grupit parlamentar. Një paradoks i vërtetë. Nuk e di si mund të gjesh preteks kur të të vijë së shpejti një vendim i PD-së për të përfshirë kryetarin e PD-së si anëtar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Tregohuni e drejtë, mbaroi koha e opozitës së kontrolluar. Opozita tani është e pakapur.
Ermonela Felaj: Mos ia humbni kaq shpejt vlerën vulës pa u bërë 24 orë se për këtë luftuat mes jush tre vjet.
Luan Baçi: Mos fol pas krahëve.
Ermonela: Patjetër se iu drejtove drejtueses së seancës.
Luan Baçi: Rri aty në karrige dhe mos komento.
Ermonela: Se si rri unë, nuk ju marr juve leje.
Top Channel