Reperja amerikane nga Texas, Enchanting ka vdekur pasi ra në koma, sipas raportimeve nga mbidoza e drogave.
Këngëtarja, emri i vërtetë i të cilës ishte Channing Nicole Larry, 26 vjeçe, ishte pjesë e sponsorizimit të Gucci Mane deri në fillim të vitit.
“Ajo erdhi të qëndronte disa ditë në shtëpinë time për t’u pastruar nga drogat, po përpiqej dhe unë e ndihmoja”, tha një përfaqësues e producentëve të saj ‘The Shade Room’, i cili konfirmoi vdekjen mbrëmjen e të martës, pa dhene detaje per shkaqet.
I dashuri i saj MotionGod Bandman, postonte një foto të çiftit në rrjetin Facebook kur ajo ishte ende duke luftuar për jetën në kujdesin intensiv në spital, ndërsa komentonte: “Më në fund ke gjetur paqen që po kërkoje. Jam shumë i lënduar”.
Profili i Larry ishte ende aktiv në rrjetin 1017, ku thuhet se ajo nisi muzikën që prej fundit të shkollës së mesme.
Reperja cilësohet si këngëtare e stilit ‘Trap-n-Blues.’
“Shumë njerëz mund të kuptojnë thellësisht atë që unë them ne kenge, ndoshta po ndihmoj njeri me situatën time, ata mund të më dëgjojnë dhe të gjejnë paqe”, shkruante e ndjera.
Llogaria e Larry në YouTube a disa miliona shikime dhe artistja ka akumuluar 660,000 shkarkime muzikore në rrjetin Spotify.
Larry shpjegonte në një intervistë në 2021 se ishte bijë ushtaraku e lindur në Gjermani, dhe më pas familja u vendos në Atlanta dhe më tej në Fort Worth.
Në 2023 tregonte për rrjetin Dallas Observer se kishte nisur muzikën në korin e shkollës dhe pas diplomimit punonte në një dyqan estetike me flokët e thonjtë para se të niste rrymën hip-hop.
“Muzika ka qenë gjithmonë e thjeshtë për mua, duhet të isha përpjekur më shumë jo vetëm me atë që ishte natyrale”, thoshte më herët e ndjera.
“Rryma hip-hop ka qenë më parë si një sport që dominohej nga meshkujt pro tani shihen më shumë femra dhe kjo më pëlqen”, shtonte ajo. /Daily Mail/
Top Channel