E lidhur me aktorin 15 vite më të ri se vetja, rrëfehet Sienna Miller: Gjenerata e tij di si t’i respektojë gratë

12/06/2024 12:18

Aktorja e njohur britanike e lindur në SHBA, Sienna Miller, është rrëfyer për revistën e njohur “Harper’s Bazaar”, duke folur për lidhjen e saj me aktorin 15 vite më të ri, Oli Green. Ajo zbuloi se dashuria mes tyre ndodhi shumë shpejt dhe pse në fillim nisi si diçka aspak serioze.

“Nuk e prisja ta merrja seriozisht dhe më pas shumë shpejt rashë në dashuri. Nuk është se e mendoja se do kisha një të dashur më të ri. Më shumë më bezdiste kjo gjë”, u shpreh si fillim Miller.

Më pas ajo shtoi: “Ka një ndryshim në mënyrën se si brezi i burrave i respekton gratë. Është specifike për të, ai është shumë i mençur dhe i përshtatur mirë, por besoj se është edhe ai brez. Ata janë rritur me një fushë loje pak më të barabartë. E shoh si te shoqet e tij femra ashtu edhe te miqtë e tij meshkuj”.

Miller 42 vjeç dhe Green 27 vjeç e nisën lidhjen e tyre në shkurt të vitit 2022, teksa u bënë prindër pesë muaj më parë. Miller gjithashtu ka dhe një vajzë me ish-partnerin e saj, Tom Sturridge, 11-vjeçaren Marlowe.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA