‘Aristokratja’ nga Kalifornia dënohet 15 vjet burg për vrasjen e dy fëmijëve me makinë dhe largim nga vendi i aksidentit (fotot)

12/06/2024 17:10

Rebecca Grossman i dënua me minimumi 15 vjet burg për aksidentin makabër ku la të vdekur dy vëllezër 8 dhe 11 vjeç në 2020.

60 vjeçarja Grossman u dënua për vrasje të shkallës së dytë dhe disa akuza të tjera në lidhje me vdekjen e vëllezërve Mark, 11 vjeç, e Jacob Iskander, 8, në periferi të Los Angeles.

Ajo përlotej dje kur mori dënimin në sallën e mbushur të gjyqit në Los Angeles, ku gjendeshin dhe prindërit e dy fëmijëve, Nancy e Karim Iskander.

Grossman goditi me makinë fatalisht dy fëmijët teksa ecte me shpejtësi mbi normat dhe ishte larguar nga vendi i aksidentit tragjik.

Duke dhënë dënimin gjykatësi Joseph Brandolino tha: “Verimet e saj të një neglizhence madhore i morën jetën dy fëmijëve”.

Prokurorët thonin se ajo mund të aplikojë për liri me kusht mbas shtatë vjetësh nëse fiton pikë për sjellje të mirë.

Para dhënies së dënimit Grossman iu drejtua familjes Iskander me fjalë që nuk kuptoheshin pasi fliste me zë të lartë dhe duke u përlotur.

Nëna e djemve tragjikë Nancy, u ngrit dhe donte të dilte nga salla kur Grossman iu lut të mos largohej duke thënë se kishte dashur të fliste me të.

“Mos u largo, kam gatoi kater vjet që pres të flas me ty”.

Nancy u kthye në vendin e saj dhe uli kokën, teksa Grossman vazhdonte t’i fliste nënës në zi.

Grossman raportohet se i kishte thënë: “Kam dashur të të them se sa keq më vjen, nuk e di nëse prokuroria ta ka dhënë letrën .. por ata thanë se mund të konsiderohet si ngacmim, influencim i dëshmitarit nëse të kontaktoja”.

“Dua të jem një qenie njerëzore, doja të të flisja si prindi-prindit. Kam dashur të iki nga kjo botë sepse nuk doja të isha më këtu, më beso. Besoj se Zoti është këtu në dhomë dhe ai e di të vërtetën.”

“Ai e di se nëse do të kisha parë njeri në rrugë, do të kisha shkuar në drejtim të nje muri. Do të desha që Zoti të merrte jetën time tani dhe të rikthente përsëri Mark e Jacob. Më vjen keq”.

Duke vijuar më tej Grossman tha se nuk ishte larguar nga vendngjarja por “kishte qëndruar në makinë për 20 minuta duke tentuar të kuptonte atë që kishte bërë”.

Babai i fëmijëve Karim Iskander dëgjoi Grossman, po pa shikuar nga ajo, teksa mbante dorën në kurrizin e të shoqes, e cila qante me kokën në duar.

Avokati i Grossman, Samuel Josephs, i kërkoi gjykatësit mëshirë pasi sipas tij krimi nuk ka ardhur nga dashakeqësia.

“Ishte një aksident tragjik dhe veprimet e Grossman në vendngjarje ishin ato që do të bënte çdokush i shokuar krejtësisht”, tha ai.

Ai shtonte gjithashtu se mediat e kishin portretizuar gabimisht Grossman si ‘aristokrate’.

Fëmijët e Grossman, Nick and Alexis, përloteshin duke dëgjuar nënë që lutej për mëshirë dhe ishin shfaqur në një mesazh video të përgatitur nga mbrojtja, ku kërkonin falje për të.

Nëna e viktimave Nancy, tha se kishte Grossman ardhur në spitalin ku Jacob ende po luftonte për jetën, ndërsa tha: “Ajo më shikoi në sy dhe as nuk u përul apo të më thoshte se donte të fliste me mua. Ajo e shihte që ai po vdiste”./Daily Mail/

FOTO GALERI
4/5
Automjeti i Gossman pak pak aksidentit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA