VIDEO/ I ngrirë si statujë, shikoni momentin kur presidenti Joe Biden qëndron pa lëvizur disa sekonda gjatë një eventi

11/06/2024 12:01

Një moment i çuditshëm ishte ai që kaloi Joe Biden gjatë një eventi të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i SHBA-së qëndroi i ngrirë për disa sekonda, ndërkohë që personat e tjerë rreth tij, përfshirë dhe zv. presidenten Kamala Harris po kërcenin.

Kjo gjë duket se ka sjellë shqetësime në mediat amerikane, me zgjedhjet presidenciale që janë vetëm pak muaj larg, ndërsa videoja është bërë menjëherë virale në rrjet.

Biden po qëndronte në këmbë ndërsa Harris po kërcente nën ritmin e muzikës. Presidenti ishte i palëvizshëm në filmim për rreth 20 sekonda përpara se vëllai i George Floyd, Philonise, t’i vinte krahun.

Vitin e kaluar, Biden u rrëzua në ceremoninë e diplomimit të Akademisë së Forcave Ajrore. Në shkurt, presidenti 81-vjeçar ngatërroi liderët e Meksikës dhe Egjiptit ndërsa i mbajti një fjalim të rrëmujshëm kombit pasi doli se ai nuk do të përballej me akuza penale për ruajtjen e dokumenteve sekrete.

Top Channel