SPAK tejzgjati hetimet/ Gjykata Antikorrupsion urdhëron heqje të masës së sigurisë për 34-vjeçarin nën hetim për kultivim droge

11/06/2024 12:17

Një tjetër masë sigurie është zbutur në Gjykatën Antikorrupsion.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se pas kërkesës së Izmir Dahatit  i cili mbahej nën arrest shtëpie është urdhëruar masa detyrim paraqitje.

Gjykata e posaçme konstatoi humbjen e fuqisë se masës së sigurimit personal “Arrest ne shtëpi e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale e caktuar ndaj kërkuesit Izmir Dahati me vendimin Nr. 499, dt. 23.08.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shkak të kalimit të kohëzgjatjes maksimale të afateve të masës së sigurimit sipas përcaktimeve të neneve 263/1 shkronja b) dhe 267/1 të K.Pr.Penale”.

Ai ishte nën hetim nga Spak për kultivim droge.

Samet Dehati , 34-vjeç dhe Izmir Dehati, 26-vjeç ishin nën hetim dhe ishin arrestuar  pasi ishin të shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit në fshatin Vallas të Shkodrës në fshatin e tyre u zbulua kultivimi i të kanabisit, ku u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 246 kilogramë lëndë narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA