Tony Blair në Kuvendin e Kosovës: Kurrë s’pendohem për mbështetjen ndaj pavarësisë së Kosovës

10/06/2024 13:27

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair mbajti fjalën këtë të hënë në Kuvendin e Kososvës.

Blair, i cili ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, tha se nuk pendohet kurrë për vendimin që kishin marrë 25 vite më parë.

“Është nderë për mua të jem sot këtu dhe nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm për mirëpritjen e ngrohtë.25 vite më parë u arrit marrëveshja për çlirimin e territorit të

Kosovës, dhe Kosova më fund ishte e lirë dhe populli ishin të lirë të jetojnë, shpresojnë e të besojnë sërish në një të ardhme të lirë. Takuam refugjatë kosovarë në kampet afër Shkupit, dëgjuam rrëfime të prekshme. Në fytyrat e tyre kërkohej ndihmë. Ne ndihmuam dhe nuk pendohem kurrë”, tha Blair në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA