Hong Kong-u nis festivalin e Barkave të Dragoit, me garat e zhurmshme të daulleve (fotot)

10/06/2024 19:11

Skuadrat e barkave të Hong Kong kanë nisur garat e tyre nën tingujt e daulleve të festivalit të përvitshëm të dragoit.

Tradita që besohet se vjen nga Kina e lashtë vijon të zgjerohet duke u kthyer tashmë në një event të vogël sportiv ndërkombëtar, ndërsa në qytet konsiderohet si një celebrim i traditës dhe aftësive atletike.

Por disa pjesëmarrësit e saj thonë se shijojnë vetëm atmosferën.

“Nuk besoj se ka shumë kompeticion apo xhelozi, në fakt është shumë miqësore, konkurrenca e vetme është të jesh në barkë dhe të bashkohesh shpirtërisht me skuadrën”, tha pjesëmarrësi Aarushi Bahl për rrjetin AFP.

Edhe Rishabh Rastogi, tha se ceremonia është një ritual bashkimi dhe përfshirjeje me kulturën vendase.

“Kur kam nisur në fillim kishte njerëz të të gjitha moshave, të shumë etnive. Është mirë që qeveria të promovojë këto festivale lokale, që janë dhe si udhëzues për turizmin”, tha ai.

Festivali i Barkave të Dragoit zhvillohet çdo vit në ditën e pestë të muajit të pestë hënor (në fund të majit ose në qershor).

Shumë thonë se origjina e tij ka të bëjë me nderimin e Qu Yuan, poeti patriotik kinez që u dëbua nga perandori Huai me akuza të rreme, dhe pasi perënadori i dorëzoi vendin rivaleve,  Qu mbyti veten në lumin Miluo.

Por kur mësoi për vdekjen e Qu, fshatarët dolën me barka në lumë për të kërkuar trupin e tij. Sipas legjendës, ata nuk arrinin ta gjenin dhe për të ndaluar që peshqit të hanin trupin e Qu , ata krijonin topa orizi ‘zongzi’, dhe i hidhnin në lumë.

Prej kësaj besohet se ka lindur tradita e ushqimit zongzi dhe garës së barkave që përdoren në festival the festival./AFP/

FOTO GALERI
3/9
Edhe Rishabh Rastogi, tha se ceremonia është një ritual bashkimi dhe përfshirjeje me kulturën vendase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA