Gazetari Adriatik Kelmendi foli për situatën e krijuar në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, sidomos për mostakimin e Edi Ramës dhe Albin Kurtit.
Sipas tij në një ditë si kjo bota mbështeti Kosovën, por shqiptarët nuk u bënë bashkë.
“Sot u shënua çerek shekulli i lirisë së Kosovës ku u shënua në një organizim që mblodhi të gjithë. Ajo që vërehet është se teksa bota është për Kosovën, shqiptarët nuk bëhen bashkë. Edi Rama me Kurtin edhe në këtë ditë nuk ia dolën të ishin bashkë.
…aleancë për të bërë të njohur çështjen e shqiptarëve të Kosovës. Rama hapi derën edhe për krijimin e ushtrisë c çlirimtare të Kosovës, njësoj një për bashkim. Rama ishte që krijoi një unitet, procesin arritjes së statusit final të Kosovës sollën pavarësinë e koordinuar.
Sot kur jemi 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë, shohim që Kosova është më e izoluar se ka qenë ndër vite. Nuk ka pasur njohje të reja. Sipas Ramës kjo është si pasojë e një politike të izoluar që ndjek Kurtin, për këtë Rama e ka kritikuar vazhdimisht Kurtin”, tha gazetari.
Top Channel