Ka nisur në Top Channel sezoni i ti i “She’s On Top”, ku vajzat konkurrojnë mes tyre për të kapur ‘finishin’.
Por duket se që në nisje konkurrentet kanë nisur të përplasen mes tyre dhe të vendosin ‘kufijtë’ se cila është më e mirë dhe cila merr vëmendje më shumë.
“Nuk më pëlqeu në syrin tim, nuk ishte në stadin e duhur, Esteri. Ishte shumë e ngadaltë në ecje në krahasim me të tjerat. Mua më jepte shumë kontrast. Dhe Sindi mund të ishte më mirë, por besoj se ka qenë problemi i fustanit, se kur e kam parë në audicione ka qenë më gjallëri”, u shpreh njëra prej tyre.
“Kisha një replikë për vajzën që më komentoi ecjen. Në radhë të parë e di që ti do të marrësh vëmendje nga unë. Në radhë të dytë e vlerësoj shumë komentin që më bëri Sara, sepse është aty ku është, e ke parasysh çfarë po them, edhe ti aty ku je. Në radhë të parë kjo dhe radha e dytë është që unë kam marrë parasysh herë të tjera në kompeticione të tilla dhe kam dalë ‘Miss Bikini’ zemra ime”, iu përgjigj vajza së cilës iu drejtua komenti.
“Atëherë, zemër, ti je një metër e një qofte. Duhet të rritesh dhe një qofte që të arrish të marrësh vëmendje nga unë. Ok? Tung.”, iu përgjigj sërish ajo.
Për më tepër, ndiqni videon:
Top Channel