A janë ndarë apo jo? Nxori shtëpinë e saj dhe Ben Affleckut në shitje, detaji i Jennifer Lopez që trazoi rrjetin (Fotot)

08/06/2024 20:23

Prej kohësh është përfolur për krizën në çift mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, por një detaj i fundit tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.

Bukuroshja 54-vjeçare është fotografuar me unazën e martesës në gisht, pavarësisht aludimeve për ndarje.

Ndërsa zbriste nga makina, ajo mbante në dorë telefonin dhe gjithashtu shfaqte unazën e martesës në dorën e majtë.

Jennifer Lopez ishte e veshur bukur me një palë xhinse dhe një bluzë të zezë me mëngë të gjata.

Muajin e kaluar, vila prej 60 milionë dollarësh e çiftit u shfaq në faqet e agjentëve të patundshmërive si Zillow, pasi Affleck raportohet se ka kaluar në një shtëpi me qira prej 100,000 dollarësh në muaj në Brentëood.

Lopez dhe Affleck, të cilët u martuan në korrik të vitit 2022, janë përfshirë në diskutime mediatike për krisjen e marrëdhënieve mes tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA