Momente të vështira për Shakirën, babai i këngëtares së njohur përfundon në terapi intensive

07/06/2024 18:43

Një tjetër moment i vështirë për Shakirën . Babai i këngëtares, shkrimtari dhe gazetari me origjinë libaneze William Mebarak Chadid, u shtrua urgjentisht në spital në Klinikën Ibero-American në Barranquilla për shkak të pneumonisë.

Sipas mediave kolumbiane, 92-vjeçari ndodhet në terapi intensive, aty ku po lufton me jetën.

Nuk është hera e parë që babai i Shakirës përballet me probleme shëndetësore. Në vitin 2022, gjatë ndarjes mes këngëtares dhe ish-futbollistit Gerard Pique, William u bë pjesë e një aksidenti në Barcelonë, ku pësoi një goditje në kokë. Më pas ai pësoi një goditje në tru, i cili iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale delikate.

Në këtë periudhë Shakira është e angazhuar me promovimin e albumit të saj të ri “Las Mujeres Ya No Lloran” dhe turneu i saj amerikan do të nisë në nëntor. Megjithatë ditët e fundit 46-vjeçarja ka hequr dorë nga gjithçka për të vrapuar drejt Kolumbisë pranë të atit, me të cilin është shumë e lidhur.

Shakira e ka quajtur vazhdimisht prindin e saj, mikun e saj më të mirë. William gjithashtu ishte i pari që besoi në talentin e muzikantes dhe e mbështeti atë në karrierën e saj.

I martuar prej disa kohësh me kolumbianen (por me origjinë italo-spanjolle) Nidia del Carmen Ripoll Torrado, William është gjithashtu baba i shtatë fëmijëve të tjerë. Një familje e madhe që ka qenë gjithmonë pranë Shakirës.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA