Krateri i mistershëm ‘portal i botëve të lashta’, vijon të zmadhohet në Siberi (fotot)

07/06/2024 18:00

Krateri imistershëm në formë ‘larve’ Batagay, i njohur ndryshe për vendasit si ‘portal drejt botëve të tjera’ raportohet se këtë vit është zmadhuar më shumë se herët e tjera, teksa shkencëtarët vijojnë të kërkojnë përgjigje për formën dhe energjitë e mistershme që e kanë krijuar.

Formacioni i çuditshëm i vendosur në Siberi, është më i madhi në botë i këtij tipi dhe është zbuluar në vitin  1991 nga imazhet ajrore të pllajave veriore Yana, në rajonin verior rus Jakutia.

Ai besohet se ka nisur të formohet prej viteve 1960-të në formën e një ‘peshku larvë’ por prej atëherë po zmadhohet gjithnjë e më shumë, ndërsa zhurmat thonë se mund të jetë një krijim i jashtëtokësorëve apo entitetesh të tjera të panjohura, ngjashëm me rrathët e fushave të drithit në Angli.

Dhe në fakt në vitin 2023 krateri ishte 990 metra i gjerë, sipas rrjetit Live Science në krahasim me 790 m që kishte qenë në 2014.

Disa studiues thonë se Batagay po zmadhohet prej rritjes së temperaturës Arktike të Siberisë, por banorë vendas thonë se krateri mund të ketë funksione ose energji të fshehta, dhe nuk është vetëm një pasojë e erozionit të sipërfaqes së tokes .

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA