Burri vdes pas rënies nga shkëmbi i famshëm panoramik 600m i lartë në Norvegji (fotot)

07/06/2024 18:23

Një burrë që nuk është emëruar publiksht, ka rënë nga maja Preikestolen, i njohur ndryshe si “Maja altar” që shikon nga fjordi norvegjez i Lyse.

Viktima tragjike në të 40-at ka rënë papritur për vdekje nga një prej vendeve më të famshme të Norvegjisë, nga shkëmbi jugperëndimor që është shfaqur dhe në një seri të filmave të aksionit ‘Mission Impossible’.

Qeveria vendase thotë se 300,000 turistë në vit vizitojnë pllajën shkëmbore të granitit që qëndron 604 metra mbi fjordin Lyse.

Përfaqësuesja e policisë së Sør-Vest, Nina Thommesen, konfirmoi dje se burri ka humbur jetën pas rënies, teksa zyrtarët kishin rikuperuar trupin, me celularin dhe mjetin e identifikimit.

“Policia po heton rënien si një aksident, nuk supozojmë se mund të ketë ndodhur diçka kriminale”, tha Thommesen për CNN. Ajo shtonte se dy dëshmitarë ishin marrë në pyetje, të cilët than se viktima kishte rrëshkitur dhe rënë nga shkëmbi, raportonin mediat vendase.

Shkëmbi arrihet vetëm me ngjitje të gjatë të malit me këmbë ndërsa janë raportuar dhe raste të tjera aksidentesh në të kaluarën.

Një turist spanjoll raportohet se ra për vdekje nga pllaja e gurte në 2013 si dhe një student australian dy vjet më vonë, shkruan rrjeti TheIndependent.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA