Zbutet “konflikti” Osmani-Kurti, presidentja: S`ka luftë politike, dallimet kapërcehen

06/06/2024 14:29

Pas pohimeve të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se dallimet e tij me presidenten Vjosa Osmani, të shfaqura disi më fort së fundi janë në fakt të kapërcyeshme, të njëjtën linjë qëndrimi shfaqi edhe kryetarja e shtetit të Kosovës.

“S`ka asnjë luftë politike… Kur vendoset interesi shtetëror dhe interesi qytetarë mbi të gjitha çdo dallim është i tejkalueshëm…”, tha Osmani.

U raportua gjerësisht javët e fundit për një cënim të mundshëm të raporteve mes Kurtit dhe Osmanit, e cila u shpreh publikisht se Qeveria nuk ishte konsultuar me të, lidhur me hapat që vendi kishte hedhur për anëtarësim në Këshillin e Europës në muajin maj.

Pakënaqësia e saj lidhje me letrën që ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i kishte dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, më 16 maj, për të cilën presidentja nuk kishte qenë në dijeni.

Një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të KiE-s, autoritetet e Kosovës patën thënë se gjatë muajit maj do të dërgonin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, një propozim për formimin e Asociacionit, mirëpo zyrtarë të lartë të Perëndimit kanë vlerësuar se diçka e tillë ka qenë e pamjaftueshme për të plotësuar kushtin. Kurti vetë megjithatë një ditë më parë insistoi se mosmarrëveshjet me presidencën janë kalimtare.

Top Channel