Simeone kërkon sulmues, klubi dërgon tre “emisarë” për të bindur lojtarin e City-t

06/06/2024 13:54

Atletico Madrid është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm duke qenë se skuadra do të humbasë forcë në vijën e parë pas largimit të Memphis Depay dhe me shumë mundësi të Alvaro Morata.

I preferuari i spanjollëve është Julian Alvarez i Manchester Cityt. Në fakt, do të jetë një detyrë e vështirë për të bindur The Citizens të heqin dorë nga argjentinasi që edhe në këtë sezon ia doli të shënonte 19 gola si dhe 13 asist. Megjithatë, “Los colchoneros” kërkojnë ta bindin fillimisht Alvarez nëpërmjet tre shokëve të kombëtares argjentinas, Correa, De Paul dhe Molina.

Këta të fundit do të takohen me 24-vjeçarin në kombëtare para Kupës së Amerikës dhe do të tentojnë ta bindin që sezonin e ardhshëm të luajë në LaLiga. City e transferoi Alvarez për shumën e 17 milionë eurove në vitin 2022 nga River Plate teksa lojtari ka një kontratë me anglezët deri në vitin 2028. /Supersport

Top Channel